Prokuroria Speciale: 33 akuza të ngritura për krime lufte në Kosovë!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria Speciale: 33 akuza të ngritura për krime lufte në Kosovë!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur 33 akuza që përfshijnë 89 persona, për krime lufte. Kryeprokurori Blerim Isufaj:

Nuk vjen në shprehje, në asnjë mënyrë, asnjë përkatësi nacionale, qoftë serb, shqiptar, boshnjak, malazez. Drejtësinë do ta bëjmë të barabartë për të gjithë. Ne kemi edhe raste që i kemi prioritet, në mesin e tyre ka qenë Burgu i Dubravës, Meja. Por, kemi prioritet edhe vrasjen e një gazetari serb, për të cilin jemi duke hetuar në mënyrë intensive.

Numri i vogël i prokurorëve dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e Serbisë, për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, u përmenden nga Isufaj si disa prej problemeve. Prokuroria dha detaje për rastin e Masakrës së Mejës dhe asaj në Burgun e Dubravës.

Sipas prokurores Drita Hajdari, rasti i Mejës është trashëguar nga Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, që hetimin e hapi në vitin 2013 kundër 18 personave.

Me pranimin e rastit në fund të vitit 2018, prokurorët vendas e kanë vazhduar hetimin, duke e zgjeruar për 35 persona të tjerë e duke e çuar në 53 numrin total të të pandehurve.

Lidhur me Masakrën e Dubravës, për të cilën dje filloi shqyrtimi gjyqësor në Prishtinë, prokurori Ilir Morina u shpreh se janë 88 të pandehur, teksa hetimi po vazhdon.

Edhe ky rast është trashëguar nga EULEX-i. Eshtë vetëm një i pandehur në paraburgim, ndërsa për të tjerët po vazhdon hetimi.

Tre grupe të përfshira në Masakrën e Mejës

Drita Hajdari nga Departamenti për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës tha se pjesa e parë e këtij rasti përfshin pesë persona, që sipas prokurorisë kanë planifikuar masakrën.

Hajdari tha se janë njëmbëdhjetë të tjerë që bëjnë pjesë në grupin e dytë e të cilët, sipas prokurorisë, në bashkëpunim me grupin e parë, kanë zbatuar planin për masakrën e Mejës.

Grupin e tretë prej 37 të pandehurish e përbëjnë ekzekutorë direkt, të cilët kanë kryer masakrën ose në ndonjë mënyrë tjetër kanë kontribuar në të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE