Aksident në Llogara, rëndohet trafiku i automjeteve!


Një aksident me dy automjete që ka ndodhë në aksin rrugor të Llogorasë ka bërë që trafiku i automjeteve të rëndohet, ndërsa njëri nga shoferët po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në këtë orë të pasdites trafiku rëndohet edhe më shumë, pasi pushuesit kthehen nga plazhet e jugut.
Ndërkohë policia e Orikumit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njëkohësisht normalizimin e trafikut.
Njoftimi policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.