Ditë me shi dhe reshje të dobëta dëbore, ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e sotme

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ditë me shi dhe reshje të dobëta dëbore, ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e sotme

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim, deri të dendura. Pas orëve të mesditës pritet mot i vranët në të gjithë territorin, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në majat e maleve në lindje të territorit do të ketë reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

në zonat malore 7 deri 10°C;

në zonat e ulëta 10 deri 19°C;

në zonat bregdetare 12 deri 18°C.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE