Dita e 165-të e luftës në Ukrainë, alarm për Zaporizhjan!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e 165-të e luftës në Ukrainë, alarm për Zaporizhjan!

Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 165-të dhe alarmi më i madh është për gjendjen në centralin bërthamor të Zaporizhjas, pasi aty u dëgjuan disa shpërthime. Burime ukrainase raportojnë:

Gjatë natës, rreth 60 raketa të tipit “Grad” ranë në brigjet detare mes Nikopolit e Zaporizhjas. 40 prej tyre përfunduan në fshatin Marhanets, në veri të lumit Dnipro e vetëm 10 km larg impiantit.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike flet për rrezik shumë të lartë nga një katastrofë bërthamore. Për këtë arsye, një ekip ekspertësh po përgatitetet të vizitojë Zaporizhjan, ashtu siç u veprua me Çernobilin në Ukrainën jugore, në fillim të vitit.

Duhet të vendosim një mision sigurie, mbrojtjeje e mbikqyrës, si dhe të ofrojmë asistencë e të vlerësojmë nevojat më urgjente!

Presidenti ukrainas, Zelensky akuzon Rusinë se përdor centralin bërthamor të Zaporizhjas “për terror”, pasi centrali ka pësuar dëme të mëdha. Për sulmet në kompleksin më të madh nuklear të Europës, Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza reciproke. Zelensky u shpreh:

Terroristët rusë janë bërë të parët në botë, në përdorimin e centralit për të shkaktuar terror.

Ndërkohë, siç raporton “The Times”, mbi 25 mijë ushtarë rusë janë përqendruar në jug të Ukrainës, ndërsa presidenti turk Erdogan e shfrytëzoi takimin e fundit me homologun Putin, për të propozuar bisedime direkte të shefit të Kremlinit me presidentin ukrainas, Zelensky, në “misionin e pamundur” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, raportohet se katër anije ukrainase me produkte ushqimore, përfshirë një me 6 mijë tonë vaj luledielli të destinuara për Italinë u nisën sot nga portet ukrainase në Detin e Zi, në kuadër të një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet në rrugë detare. Siç bën të ditur britanikja “The Guardian”, lajmi konfirmohet nga burime zyrtare e funksionarë të lartë ukrainas e turq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54529 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE