23 vatra zjarri në 24 orë në vend, 4 nuk janë shuar ende!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
23 vatra zjarri në 24 orë në vend, 4 nuk janë shuar ende!

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 23 vatra zjarri. Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari informoi mbi situatën e zjarreve, referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC.

Vatrat e zjarrit janë shuar në në fshatrat, Ndërlysaj dhe Ura e Shtrenjtë, bashkia Shkodër; në fshatin, Gruemirë ku ka pasur 2 vatra zjarri dhe në fshatrat Dobër dhe Koplik i Sipërm, bashkia Malësi e Madhe; në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës; në fshatin German, bashkia Mat; në zonën e Krastës dhe fshatin  Zezë bashkia Krujë; në fshatrat Bulshar dhe Valçe, bashkia Mirditë; në fshatin Cericë dhe në vendin e quajtur “Bigas”, bashkia Skrapar; në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë; në fshatin Ndërmjetës, bashkia Vorë; në zonën e Gosës, bashkia Rrogozhinë; në fshatin Kastriot, bashkia Dibër. në fshatin Pogon, bashkia Dropull.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në: bashkinë Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon.

Bashkia Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është zhvilluar me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë e dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim.

Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth orës 04:00 të mëngjesit ka qenë shumë problematik, janë rrezikuar banesa verore (stane), bagëti, bletë etj. Eshtë ndërhyrë nga banorët e zonës, punonjës te shërbimit pyjor dhe forcat zjarrfikëse. Situata është normalizuar e nuk ka pasur dëme. Operacioni vijon me mbështetjen dhe të 60 efektivëve të FA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE