Reciprociteti nuk diskutohet në takimin e 18 gushtit Kurti-Vuçiç në Bruksel!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reciprociteti nuk diskutohet në takimin e 18 gushtit Kurti-Vuçiç në Bruksel!

Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat, nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Kjo bëhet e qartë nga Prishtina zyrtare që thekson:

Vendimet janë të institucioneve të Kosovës e të përcaktuara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, ndaj nuk mund të jenë temë e diskutimeve!

Pavarësisht interesimit të mediave, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk jep detaje lidhur me axhendën e bisedimeve.

Për axhendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targat e dokumentet për hyrje-daljet janë të qeverisë, të përfshira edhe në marrëveshjet, për të cilat palët kanë rënë dakord në të kaluarën, ndaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi.

Detaje për takimin e 18 gushtit nuk jep as zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano.

Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Aleksandër Vuçiç e kryeministri Albin Kurti e pranuan ftesën e tij. Më 18 gusht do të priten në Bruksel nga Borrell, si dhe nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës e axhendës kur të afrojë dita e takimit.

Por, njohësit e procesit të dialogut janë skeptikë. Analisti politik, Artan Muhaxheri thotë se zhvillimet në veri të Kosovës kanë ndryshuar dinamikën e bisedimeve.

Zhvillimet në Mitrovicën e Veriut kanë ndryshuar dinamikat e dialogut. Natyrisht, nuk pritet të vazhdojë siç ishte para atyre ngjarjeve. Për këtë arsye, presioni i madh ndërkombëtar pritet të intensifikohet edhe më shumë, pasi kjo është mënyra e vetme që palët të kenë vullnet më të madh e mundësi për të arritur zgjidhje. Zgjidhja do të jetë kreative, pasi Serbia nuk mund të pranojë vendimin e Kosovës, s’i ka pranuar as vendimet e kaluara.

Serbia është e njohur në stilin e saj që tenton maksimumin, por di edhe të zmbrapset, të heqë dorë, në varësi prej aleatëve. Unë nuk besoj se Serbia do të mund t’i bëjë ballë këtij presioni, por do të tentojë të marrë diçka tjetër, apo të zhvendosë fokusin nga kjo marrëveshje, që të mos shihet si humbëse në raport me vendimin e Kosovës.

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel po mbahet pas më shumë se një viti, ndërsa këtë verë, patën bisedime joformale në Berlin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE