Einxhel dhe Dagz ‘debatojnë’ për një arsye që as nuk jua pret mendja!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel dhe Dagz ‘debatojnë’ për një arsye që as nuk jua pret mendja!

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Dyshja e dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.

E ditën e sotme, postimet e çiftit nuk kanë qenë ato të zakonshmet ku shprehin dashurinë për njëri-tjetrin, por për një ‘debat’ në fakt shumë qesharak. Ishte Einxhel ajo që në fakt nuk njeh vishnjet dhe i ngatërronte me qershitë, por Dagz i tregoi në fakt të kundërtën dhe bukuroshja nuk i ndalte postimet ku e ironizonte këtë gjë.

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohej sa më shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52606 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE