Dita Ndërkombëtare e Maceve, ja personazhet e famshëm që e tregojnë dashurinë e madhe për katërputroshët!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita Ndërkombëtare e Maceve, ja personazhet e famshëm që e tregojnë dashurinë e madhe për katërputroshët!

Kafshët janë padyshim qenie që falin dashuri pa kushte edhe pse nuk mund të flasin, e tregojnë sa të duan me anë të veprimeve të tyre. Katërputroshat më të preferuar dhe që mund të mbahen në shtëpi janë qentë dhe macet, por të na falin ‘dog lovers’ pasi sot do t’ju kushtojmë vëmendje këtyre të fundit.

Dita Ndërkombëtare e Maceve është sot, më 8 gusht dhe TAR në një karusel fotografish ju tregon disa nga personazhet publike që kanë një dashuri të madhe për katërputroshat dhe e tregojnë vazhdimisht në rrjete sociale!

Rastet e lisë së majmunëve janë në rritje në botë. Virologu Dr.Amr Bayoumy, foli ekskluzivisht për ‘Mirror’ duke diskutuar se si transmetohet sëmundja dhe nëse duhet të shqetësohemi për përhapjen e saj tek qentë dhe macet tona. Dr.Bayoumy i Universitetit të Coventry filloi duke siguruar se lia e majmunëve nuk është një tjetër koronavirus.

Kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake, të gjithë, ashtu si njerëzit, janë të ndryshëm. Ndërsa disa janë të hapur për shoqëri dhe përkëdhelje, të tjerëve u pëlqen të qëndrojnë vetëm dhe luhatjet e humorit i atribuohen kryesisht maceve që shumë i konsiderojnë si kafshë që pëlqejnë këtë gjë. Për shkak të kësaj, shumë i konsiderojnë si kafshë shtëpiake egoiste, por hulumtimi i fundit i publikuar në revistën ‘Scientific Reports’ tregoi se ato vërtet kujdesen për mjedisin e tyre dhe njerëzit përreth.

Ndërkaq, macet siç e dini kanë një nuhatje çuditërisht të fortë. Për më tepër, ajo është dukshëm më e fortë se njeriu. Macet kanë midis 45 dhe 200 milionë qeliza të ndjeshme ndaj aromës në hundë, kurse njerëzit vetëm 5 milionë. Macet, kur eksplorojnë mjedisin, mbështeten më shumë në shqisën e tyre të nuhatjes sesa në shikimin ose ndjesinë. Kjo është arsyeja pse është mirë të dini se çfarë aromash nuk mund të durojnë macet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE