Makinat elektrike më të shitura në Evropë, Tesla mbetet “në hije”!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makinat elektrike më të shitura në Evropë, Tesla mbetet “në hije”!

Kur është fjala për makina elektrike, Volkswagen Group në gjashtë muajt e parë të vitit, prapa vetes ka lënë dy rivalët e mëdhenj, Stellantisin dhe Teslan. Stellantis gjithashtu ka arritur një rezultat të mirë, duke marrë parasysh se i është ofruar mjaft prodhuesit gjerman dhe me shitje ka tejkaluar edhe Teslan. Volkswagen në Evropë në gjashtëmujorin e parë të vitit ka arritur t’i shpërndajë makinat e porositura, teksa Stellantis u rëndit në vendin e dytë me 105.413 makina elektrike të porositura.

Tesla është shumë pas, në vendin e tretë me vetëm 78.277 makina të shitura. Këto të dhëna i ka siguruar ‘Dataforce’. Të dhënat bazohen në 27 vende të BE-së, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë. Makina më e shitur elektrike nga Stellantis është Fiat 500 i ri. Edhe Tesla është e treta sa i përket shitjes së makinave elektrike në Evropë. Ky prodhues zë dy vendet e para kur bëhet fjalë për shitjen e modeleve të caktuara.

Makina më e kërkuar elektrike në Evropë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka qenë Tesla Model Y (39.969 makina të shitura), ndërsa Tesla tjetër ishte Model 3 (38.320). Fiat 500 elektrik është i treti (32.315), Peugeot e-208 i katërti me (21.918), kurse Skoda Enyaq iV e pesta me (19.951).

Rikujtojmë, se shteti verilindor i SHBA-ve, New Jersey thuhet se do t’u paguajë banorëve deri në 4,000 dollarë nëse ata vendosin për të blerë ose për të marrë me qira një automjet elektrik. Sipas mediave të huaja, ky program nxitës i automjeteve elektrike do t’u ofrojë banorëve të shtetit deri në 4,000 dollarë zbritje nga çmimi i automjeteve të reja elektrike ose hibride. Kjo shumë do të jetë në dispozicion vetëm për banorët që blejnë një automjet me vlerë më pak se 45,000 dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE