Nuk po i gjen dot një emër djalit, Khloé Kardashian në dilemë!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk po i gjen dot një emër djalit, Khloé Kardashian në dilemë!

Khloé Kardashian është bërë nënë për herë të dytë me ish-in e saj Tristan Thompson. Një djalë ka ardhur në jetë përmes një nëne surrogate dhe këtë e konfirmoi përfaqësuesja e saj për “People” më 5 gusht. Lajmi që ish-çifti priste një fëmijë u zbulua fillimisht nga TMZ më 13 korrik dhe më pas u konfirmua nga përfaqësuesi i Kardashian për “People”.

Deri këtu gjithçka duket mirë, por një burim është shprehur për “PEOPLE” se:

Khloé është në qiellin e shtatë. Ardhja në jetë e vëllait të True ka qenë një udhëtim i bukur. Ajo është shumë e emocionuar që është bërë sërish nënë. Ajo donte vërtet një djalë. Khloé nuk ka ndarë ende një emër. Ajo po merr kohën e saj për t’u menduar. Ajo dëshiron që të jetë ashtu siç duhet.

Më 14 korrik, Entertainment Tonight raportoi se, pavarësisht se Kardashian dhe Thompson mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, të dy nuk po mendojnë që t’i rikthehen lidhjes apo romancës së tyre. Burimi ka shtuar gjithashtu se:

Kardashian dhe Thompson nuk janë bashkë dhe nuk kanë folur që nga dhjetori jashtë çështjeve të bashkëprindërimit. 

Kardashian dhe Thompson filluan të takoheshin në vitin 2016 dhe mirëpritën vajzën True në 2018. Ata u ndanë në qershor 2021 përpara se të ribashkoheshin sërish. Më pas Kardashian i dha fund lidhjes së saj romantike me lojtarin e NBA në janar të këtij viti. Thompson është gjithashtu baba i djalit Prince, 5 vjeç, me ish-in Jordan Craig dhe djalin Theo, 8 muajsh, me Maralee Nichols.

Vendimi i Kardashian për të mos i vendosur një emër menjëherë fëmijës së saj vjen pasi motra Kylie Jenner u përball me një dilemë të tillë në fillim të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE