Si Hailey Bieber krijoi trendin e thonjve që i fiksoi të gjithë!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Si Hailey Bieber krijoi trendin e thonjve që i fiksoi të gjithë!

Thonjtë ngjyrë qumështi apo të të ashtuquajturit ‘glazed donut nails’ janë një ide e shkëlqyer për manikyrin tuaj të ri para se të shkoni me pushime në plazh. Qëkur inauguroi linjën e saj të kujdesit ‘Rhode’, shumica e njerëzve kanë vënë re që e gjithë paraqitja e saj, jo vetëm fytyra, është në harmoni me estetikën të cilën e propagandon.

I fundit në një sërë trendesh që ka prezantuar është edhe manikyri elegant, i cili po kthehet në modë tashmë i harruar paksa vitet e fundit. Manikyri që Hailey Bieber por edhe disa yje të tjera siç është Sydney Sweeney, përdorin, është neutral. Për këtë arsye mund të përdoret fare mirë në përditshmërinë tuaj.

Megjithatë ai është edhe i rafinuar, prandaj do të kombinohet në çdo paraqitje në evente të rëndësishme. Ky lloj trendi tashmë është kthyer dhe në një hit të vërtet në TikTok ku hashtagu #haileybiebernails ka më se 100 milionë shikime. Estetistja e saj Zola zbuloi se Hailey shkon te profesionistët për thonjtë e saj dhe përdor OPI GelColor në nuancën Funny Bunny dhe shton efektin metalik Tin Man pas shtresës së fundit. Ky lloj modeli krijohet me tonalitete të bardha qumështore ose rozë me një shkëlqim të lehtë.

@yodeebs

Everything used at the link in bio! All on my LTK 🌟 cr nailsbyzola on ig @Hailey Bieber #gelx #haileybieber #haileybiebernails #chromenails #pearlnails #diynails

♬ I Wanted to Leave – SYML

Thonjtë e butë dhe të brishtë mund të jenë një problem i madh. Pavarësisht se sa shumë përpiqeni t’i rritni, ato do të vazhdojnë të thyhen nëse nuk u siguroni kujdesin e duhur, ndaj ne kemi mbledhur 7 këshilla për t’i bërë ata të duken më të shëndetshëm se kurrë…

Supermodelja e njohur Hailey Bieber lançoi së fundmi linjën e saj të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’, por tani është paditur për shkelje të markës tregtare nga një markë 8-vjeçare e modës me të njëjtin emër. Në një deklaratë për ‘Page Six Style’, ekipi ligjor i kësaj të fundit pretendon se Bieber u përpoq të merrte markën tregtare nga dyshja e dizajnit Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në vitin 2018. Kur ato refuzuan, Bieber thuhet se vazhdoi me lançimin e markës së saj Rhode.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE