Tragjedia e Himarës, hetimi: Bashkitë bregdetare probleme me korridoret e lundrimit
Polici Arjan Tase kishte certifikatë për drejtim mjeti lundrues dhe që e dispononte prej 2017 , dhe që e fundosi atë duke i rënduar pozitën për vrasje me dashje indirekte të vogëlushes Jonada Avdia.
Prokuroria konsideron aftësinë e 38 vjeçarit për të drejtuar mjete lundruese si dëshmi që vërteton se polici kishte dijeni për rrezikun që mund të vinte nga kapërcimi brenda zonës së plazhistëve.
Dosja që iu tregua TCH tregon se skafi me të cilin udhëtoi ish zyrtari i policisë ishte kontrolluar pak orë përpara tragjedisë ku ndërroi jetë Jonada dhe nga ky procesverbal rezultonte se nuk kishte asnjë mangesi në dokumentacion.
Për shkak se është bllokuar e gjithë praktika hetimet janë fokusuar tek një sërë dokumentash mbi përgjegjësinë e çdo institucioni ku ndonëse janë pezulluar 15 policë kufitarë dhe lokale në Himarë e Dhërmi, ka dyshime se gjenden në shpërdorim detyre edhe punonjës të pushtetit lokal. Deri më tani rezulton se Arjan Tase nuk po lundronte në një korridor të miratuar, nga 6 që ka shpallur bashkia e Himarës.
Nga këqyrja e dokumentave te sekuestruara pranë policisë vendore Vlorë në vazhdën e hetimit penal dhe administrativ që po zhvillon edhe agjensia e mbikëqyrjes policore kanë dalë në dritë të dhëna të tjera që lidhen me sigurinë e plazhistëve dhe masat që duhet të merreshin.
Kjo shkresë date 17 maj e percjellë nga policia kufitare tregon se si policia u kërkon tre bashkive Vlore Himarë dhe Sarandë të miratojnë korridoret. Por bashkia e Vlorës rezulton se ende nuk i ka miratuar, dhe se në asnjërën nga këto bashki nuk gjenden tabelat ndalo zonë lundrimi, ndalo nuk lejohet për notarët.
Këto janë 6 korridoret e miratuara nga Himara bëjnë me dije burimet e TCH dhe qe duhet t’u ishin bashkangjitur tabelat. Kurse në Sarandë janë 10 të tilla që nuk kanë paralajmërimin që duhet ta publikoje bashkia.
Teksa policia po tregon muskujt me pretendimin se ka zbritur në terren mbetet e paqarte se përse po verifikohen fizikisht këto skafe kur procedura mund të jetë krejt e lehtë, të sekuestrohen regjistrat detarë në Durrës ku janë të shënuar çdo mjet lundrues që hyn në Shqipëri si dhe praktika.
Në këtë plan masash që TCH e disponon exclusivisht tregohet se plani i masave për këtë sezon vere për të garantuar jetën e pushuesve . Gjithsej ishin parashikuar të angazhoheshin 1593 efektivë shumica e tyre të rendit dhe 887 policë kufitarë në kufirin e gjelber dhe në det, por përpos policisë mungojnë aktorët e institucioneve të tjera
Megjithatë ajo që nuk ka parashikuar policia është pikërisht mungesa e mjeteve detare kufitare e cila nga grykëderdhja e Semanit deri në Sarandë ka vetëm tre mjete kufitare që duhen jo vetëm për patrullim ditur por edhe gjatë natës për të parandaluar trafiqet e tjera.