Georgina Rodriguez na tregon ‘bekimin e saj të madh’!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Georgina Rodriguez na tregon ‘bekimin e saj të madh’!

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka publikuar së fundmi një fotografi të vajzës së tyre më të vogël, Bella Esmeralda. Ajo postoi foton e vogëlushes së saj në Instagram, ku shkroi:

Bella Esmeralda. Vogëlushja ime, bekimi im i madh.

Vajza e çiftit të famshëm lindi më 18 prill të këtij viti. Fatkeqësisht, në atë periudhë, familjen e tyre e goditi një tragjedi. Gjatë lindjes vëllai binjak i Esmeralda-s nuk mundi të mbijetonte, teksa Georgina dhe Cristiano e quajtën si dhimbjen më të madhe që mund t’u ndodhë prindërve.

Çifti kanë së bashku pesë fëmijë, duke krijuar familjen e madhe që futbollisti gjithmonë ka treguar se e dëshironte, me shumë fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse ai ka nxjerrë në shitje avionin e tij privat, me të cilin mbërriti para disa ditësh në Palma de Mallorca për të kaluar pushimet familjare me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.

Prezantuesja e famshme televizive, Alyson Eckmann, së fundmi ka bërë një video në TikTok përmes së cilës kujtoi kur ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ftoi atë në shtëpinë e tij. E lindur në SHBA, Eckmann u bë e famshme për publikun pasi fitoi ‘Big Brother VIP’. Ajo aktualisht ka më shumë se 250 mijë ndjekës në TikTok dhe 287 mijë të tjerë në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54527 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE