“House of Zana” fiton betejën gjyqësore kundër gjigantit Zara!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“House of Zana” fiton betejën gjyqësore kundër gjigantit Zara!

Pak muaj më parë, një butik i pavarur mode u përball me kompaninë e njohur të veshjeve Zara, në një gjykatë për pretendimet se është një “markë identike”. “House of Zana” me qendër në Darlington u kërcënua se do të merrte masa ligjore nga gjigandi spanjoll i modës, i cili pretendonte se marka është “konceptualisht identike”.

Tashmë, pronarja e butikut, Amber Kotrri shprehet mjaft e emocinuar pasi fitoi betejën me gjigantin e modës, Zara. Zara kishte argumentuar se kishte një “shkallë të lartë ngjashmërie vizuale dhe orale” midis dy markave. Por një gjykatë zbuloi se lidhja ishte “shumë e parëndësishme”. Kotrri u shpreh se e gjithë kjo situatë, i ka kushtuar kohë me fëmijët e saj:

Ka kaluar më shumë se një vit dhe shumë stresues në jetën time në shtëpi, si nënë e tre fëmijëve të vegjël, si dhe në biznes, pasi ka pasur orë e orë të tëra për përgatitjen e dokumenteve të provave. Data e lindjes së vajzës sime përkoi me kohën kur u kërkuan provat e fundit, kështu që nuk ka qenë e lehtë.

Amber Kotrri tha se kishte marrë një email që e informonte për vendimin e gjykatës ndërsa ishte në një vizitë në teatër me tre fëmijët e saj, por iu deshën disa ditë për të krijuar guximin për ta hapur atë.

Ishte një dokument mjaft i gjatë dhe unë nuk mund të kuptoja shumë prej tij pasi kisha emocione. Ka qenë shumë stresuese, por ne fituam.

Në maj, pronarja e “House of Zana”, e cila përfaqësonte veten në gjykatë, tha në seancë se nuk kishte gjasa për të ngatërruar markat. Zara kishte argumentuar se aplikimi për markën tregtare “House of Zana” duhet të refuzohej sepse ishte shumë i ngjashëm në emër, gjë që mund të rezultonte në ngatërrimin e një marke tregtare me një tjetër nga klientët. Julia King, që përfaqëson Zara, tha se mund të përbëjë një kërcënim serioz për Zara nëse tregu është i mbushur me marka që duken dhe ‘dëgjohen’ të ngjashme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE