Meta: Prova të reja në SPAK për inceneratorët!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meta: Prova të reja në SPAK për inceneratorët!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se qeveria i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se ekipi që drejton do të paraqesë të gjitha këto veprime dhe akte pranë SPAK-ut e institucioneve të drejtësisë, por sipas tij, gjykatësi më i mirë do jetë populli i Tiranës dhe i Shqipërisë.

Pasi pamë që miliona euro nga qytetarët shqiptarë shkuan për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal, pamë të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro, pasi pamë edhe se edhe fondet e e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së që duhet të shkojnë në mbështetje të fermerëve e të bujqësisë, edhe ato kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojmë se si qeveria shqiptare, me kokën e grupit kriminal Edi Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme të organizuar kriminale edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme për paratë që shkojnë përtej detit.

Ndërsa, Koordinatorja Kombëtare Antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Briseida Shehaj, tha se inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 milion euro, duke lënë peng pronat publike.

Në faqen 19 të kontratës për inceneratorët e Tiranës. Këtu nis gjithçka. Neni 5/2/2, e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë dhe jo vetëm prona, por dhe sheshe dhe rrugët e kalimit për të shkuar te prona. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsej 8 kredi, rreth 16 mln dollarë.  Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE