Alpha Show

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alpha Show

Në 14 Gusht, tek sheshi “Nënë Tereza” do të organizohet koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës do të bëhen bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

“Alpha Show” është eksperienca e kësaj vere që nuk duhet humbur, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert do të përcjellë LIVE, nga skena që do të mbledhë ansamblin më të madh të artistëve On Top. Rezervoni biletën tuaj! Ejani në shesh, për të shijuar nga afër çdo minutë të këtij koncerti, që do të shenjojë në kalendarin e evenimenteve të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, ngjarjen më të madhe e më të rëndësishme të kulturës HIP- HOP & RAP në Shqipëri! Noizy:

Vendosa ta quaj “Alpha” këtë koncert për të simbolizuar njerëzit, artistët që arrijnë të bëhen lider e jo boss-a, që nuk presin por e kërkojnë dhe e krijojnë vetë, me shumë mund e sakrificë rrugën e suksesit të tyre, ashtu siç kam bërë edhe unë, në 16 vitet e karrierës sime muzikore.

“Alpha Show” vjen si dedikim e shenjë falenderimi për të gjithë ju adhuruesit e muzikës së Noizyt, “old school”-sat dhe “new school”-sat, që e meritoni këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Ndaj duhet të jeni më 14 Gusht aty, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku surpriza do të jenë shumë të mëdha!

Na ndiqni live në valët e Top Albania Radio-s, të dielën ora 20:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE