‘Mattel’ rikthen kukullën e saj ikonike!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Mattel’ rikthen kukullën e saj ikonike!

Mattel ka rikthyer një nga kukullat e saj më ikonike, ‘Barbie Totally Hair’. Që kur debutoi fillimisht 30 vjet më parë, prodhuesi i lodrave ka nxjerrë së fundmi një version të përditësuar të kukullës së viteve ’90. Barbie e re përfshin katër kukulla me stilet e tyre unike të flokëve. Te këto Barbie mund të shihni 15 aksesorë stilimi që përfshijnë çdo gjë, nga kapëse flokësh që ndryshojnë ngjyrën deri te lidhëset e flokëve.

Rikujtojmë, se para disa muajsh “Barbie” lançoi koleksionin e saj me disa kukulla të reja duke përfshirë edhe Barbie-n e parë më aparat dëgjimi pas veshit, një kukull me një këmbë protetike, një kukull Ken me vitiligo, etj. Kukulla me aparat dëgjimi ka marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë.

Kukulla e re Barbie me aparat dëgjimi u krijua për të pasqyruar njerëzit me aftësi të kufizuara si humbja e dëgjimit dhe për të portretizuar me saktësi aparatet e dëgjimit. Për këtë projekt të rëndësishëm kompania ka punuar me Dr.Jen Richardson.

Kukullat Barbie siç e dimë janë pjesë e kujtimeve të fëmijërisë për shumë prej nesh dhe me kalimin e kohës, shumë prej tyre janë krijuar përtej imagjinatës sonë. Nga kukullat që përfaqësojnë profesione të ndryshme e deri te ato të modeluara sipas njerëzve të famshëm, prodhuesit dhe dizajnerët bëjnë kukulla gjithnjë e më të bukura dhe duket se një Barbie mund të jetë me të vërtetë kushdo. ‘Bright Side’ zgjodhi 10 kukulla Barbie që ishin bërë për t’u dukur si njerëz të famshëm. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE