Emocionon futbollisti i njohur, ndërpret karrierën për t’i dhuruar mëlçinë nënës së tij!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emocionon futbollisti i njohur, ndërpret karrierën për t’i dhuruar mëlçinë nënës së tij!

Futbollisti Robert Peric-Komsic ka ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ndërkaq u shpreh se:

Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira.

Më tej futbollisti, i cili luan për “Cibalia”, në kampionatin kroat, shton:

Kisha një pasqyrë të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë, ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore. 

Sipas mjekëve, Robert Peric-Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48552 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE