Fifi ka një kërkesë të veçantë për qeverinë shqiptare!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fifi ka një kërkesë të veçantë për qeverinë shqiptare!

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

Prej shumë vitesh tashmë Fifi është shpërngulur nga Kosova në Shqipëri për të vazhduar jetesën dhe karrierën e saj muzikore. Vetëm pak më parë Fifi ka postuar në Instastory një kërkesë ndaj Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë dhe Ministres së Kulturës së Shqipërisë, ku shkruan:

Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tanimë prej 7 vitesh në Shqipëri dhe dua shumë të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë, a mund të ndodh që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?

E ftuar në episodin e fundit të “A Live Night” ishte artistja shumë e dashur dhe e komentuar, Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE