Meta shpërthen ndaj Ramës: Bastard, unë i bie më të fortit!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Meta shpërthen ndaj Ramës: Bastard, unë i bie më të fortit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, aq sa e ka cilësuar edhe “bastard”.

“Unë i bie më të fortit e i këpus në mes, e Erjoni Kolonjës t’i duket gjigand. Unë i bie vetë, nuk e bëj me porosi, me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të popullit të Shqipërisë, sakrificave. Bastard, që kujton se mund ta kthejë Shqipërinë në laboratorë  kavjesh”, tha Meta.

Ilir Meta nuk ka hezituar të japë premtimin e tij para qytetarëve duke thënë se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës që sipas tij vetëm vjedh e mashtron.

“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.

Premtimi im është që siç shemba në emër të të ardhmes së Tiranës e ligjit, kioskat e të fortëve të Tiranës, dhe tutorëve të Edit, ja dini emrat ju… e bëra në emër të ligjit, të të ardhmes, kështu do të shemb i pari unë, dhe nja 1 milionë qytetarë të Tiranës së bashku këtë kalbësirë, regjim, që vetëm vjedh e mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve përmes falsifikimeve, por edhe do u japim ndëshkimin e merituar, që kurrë në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë askush të mos guxoj të mashtroj popullin”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, teksa e akuzon se drejtohet nga “të fortët”.

“Ora e drejtësisë nuk është e largët, është e afërt. Një popull që vendos drejtësi, është fisnike. Ai ka thënë popullit nuk i ngrihet, ai vagabondi… Ne jemi populli  Vojo Kushit, Avni Rustemit, Mujo Ulqinakun…O vagabond, që frymëzohesh nga Escobari, të dhunonin të gjithë të fortit te Tiranës, të vinin pistoletën te gjuri. Këta komandojnë sot prapë. Intelekutalët i ka lënë në kukulla”, tha Meta.

Pas dokumentit ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, kryetari i Partisë së Lirisë nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama.

“Ka halli si e kam mbiemrin Meta apo Metaj , asnjëherë se kam ndryshuar, as nuk e kam denoncuar babain tim, unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, tek çerdhja e Pazari i Ri, 8 vjeçar ja te Fan Noli, te SAMI Frashëri, pastaj te Ekonomiku”, tha Meta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE