Paskemi të reja nga Demi Lovato, këtë herë me çështjet e zemrës…

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paskemi të reja nga Demi Lovato, këtë herë me çështjet e zemrës…

Demi Lovato mesa duket i paska dhënë fund beqarisë së saj. Së fundmi mësohet se këngëtarja e njohur ka gjetur një të dashur të ri muzikant. Një burim i brendshëm i saj ka treguar për mediat e huaja se:

Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme. Ai është një super djalë.

Kjo do të jetë lidhja e parë serioze e këngëtares që kur i dha fund fejesës me Max Ehrich në shtator të vitit 2020. Lovato, 29 vjeçe dhe Ehrich, 31 vjeç, fillimisht filluan të takoheshin në mars të 2020 para se të fejoheshin vetëm katër muaj më vonë. Megjithatë, në shtator, një burim i tha ‘Page Six’ se këngëtarja i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi zbuloi se ai po dilte me të vetëm për publicitet.

Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka njoftuar së fundmi se po përdor sërish përemrat “ajo; i/e saj”. Pasi tha se ndihej jo-binare (nuk identifikohej me një gjini të caktuar) në vitin 2021 dhe e ndryshoi përemrin e saj në “ata/ato”, Lovato tha këtë javë në podcastin “Spout” se ajo është ndjerë më femërore kohët e fundit dhe ka adoptuar përemrin e saj të mëparshëm “ajo”.

Së fundmi Lovato është gati të publikojë albumin e saj të tetë “Holy Fvck”, i cili me sa duket flet për marrëdhënien e saj me Wilmer Valderrama. Në këngën e titulluar “29”, Lovato kundërshton Valderrama, 42 vjeç, për diferencën e tyre 12-vjeçare në moshë. Të dy filluan të takoheshin kur aktori ishte 29 vjeç dhe ajo 17 vjeçe.

Aktorja, e cila u takua me yllin e “That ’70s Show” nga viti 2010 deri në vitin 2016, nuk ka konfirmuar ende se kënga ka të bëjë me marrëdhënien e tyre. Në vitin 2016, ajo u takua me yllin e UFC, Luke Rockhold dhe Guilherme Vasconcelos të MMA. Tre vjet më vonë, ajo vazhdoi të takohej me stilistin Henry Levy për katër muaj dhe pati disa lidhje të tjera të shkurtra përpara fejesës së saj me Ehrich.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE