Rusia vuan për ushtarë, shpërblimet dhe pagesat nuk ‘pinë ujë’!
Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, Kremlini ka përdorur pagesat për të rekrutuar ushtarë dhe për ti dërguar në front.
Një politikë të tillë vijon të përdoret, por duket se Putin ka dështuar dhe nuk po arrin të tërheqë më rekrutë të rinj.
Lajmi vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e tij të 168-të, ndërkohë që përparimi i trupave ruse në Ukrainë nuk është aspak pozitiv.
Putin ka humbur gjithashtu 42,800 trupa që nga fillimi i luftës dhe është gjithmonë e më i dëshpëruar për të mbushur boshllëqet, duke përfshirë edhe rekrutimin e të burgosurve në grupit të dyshimtë Wagner për të ndihmuar në vijën e parë.
Raporti i fundit i inteligjencës së Ministrisë Britanike të Mbrojtjes paraqet një tjetër pamje të zymtë për Kremlinin, duke sugjeruar se përpjekjet e Putinit për të forcuar vijën e tij të frontit po dështojnë edhe një herë.
“Komandantët rusë ka shumë të ngjarë të vazhdojnë të përballen me prioritetet operative konkurruese të përforcimit të ofensivës së Donbasit dhe forcimit të mbrojtjes kundër kundërsulmeve të parashikuara ukrainase në jug.
Për të mbështetur operacionin në Ukrainë, Rusia ka krijuar një formacion të ri të madh të forcave tokësore, Korpusin e 3-të të Ushtrisë (3 AC), me bazë nga Mulino, në rajonin e Nizhny Novgorod në lindje të Moskës.
Rusia ka të ngjarë të planifikojë të sigurojë një pjesë të madhe nga batalionet ‘vullnetare’ të sapoformuara, të cilat po ngrihen në të gjithë vendin dhe që grupojnë së bashku rekrutët nga të njëjtat zona.
Politikanët rajonalë rusë kanë konfirmuar se rekrutëve të mundshëm të AC po u ofrohen bonuse fitimprurëse në para pasi të vendosen në Ukrainë”, thuhet në postimet në Twitter të kësaj Ministrisë së Mbrojtjes britanike.
Megjithatë, duket se edhe përkundrejt bonuseve në para të ofruara, nocioni i përballjes me mbrojtjet ukrainase, të cilat tashmë kanë shkatërruar kaq shumë trupa dhe pajisje ushtarake ruse, nuk duket se ka impaktin që synohej.