Bazë ushtarake në Porto Romano, Stoltenberg: Po shqyrtojmë ofertën!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bazë ushtarake në Porto Romano, Stoltenberg: Po shqyrtojmë ofertën!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ekspertët e Aleancës po e shqyrtojnë ofertën e Shqipërisë për ndërtimin e bazës ushtarake në Porto Romano. Në një intervistë për mediat malazeze, Stoltenberg deklaroi se pas vlerësimit të ofertës ato do të japin këshilla në varësi të situatës ushtarake.

“Mirëpresim ofertat e aleatëve për vendosjen e objekteve të NATO-s. Ekspertët tanë duhet të shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i cili u miratua në Samitin e Madridit, konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për aleancën tonë. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, tha Stoltenberg.

I pyetur nëse është i shqetësuar për stabilitetin afatgjatë të Kosovës, Stoltenberg tha se ka diskutuar me lidershipin e Prishtinës dhe Beogradit për tensionet në veri dhe shtoi se të dyja palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti i Kosovës”, tha ai.

Në këtë kuadër, Stoltenberg theksoi se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj. Ndërkohë që për sa i përket portit në Porto Romano, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e ka bërë me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE