Zbulohet virus i ri në Kinë, 35 infektime në dy provinca!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet virus i ri në Kinë, 35 infektime në dy provinca!

Zbulohet virus i ri në Kinë, 35 të infektuar në dy provinca. Infektimet nga ky virus me origjinë shtazore kanë ndodhur nga viti 2018, në Shandong e Henan të vendit aziatik. Sipas një ekipi shkencëtarësh nga Kina e Singapori, autorë të një artikulli në New England Journal of Medicine, përgjegjës është një henipavirus (Langya henipavirus, shkurt LayV), i lidhur me disa raste febrile. Personat e prekur kanë simptoma të tilla si temperaturë, lodhje, kollë, anoreksi, dhimbje të muskujve e të përziera.

Për momentin, nuk ka një vaksinë

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, henipavirusi klasifikohet në nivelin 4 të biosigurisë. Mund të shkaktojë sëmundje të rënda te kafshët dhe te njeriu, me vdekshmëri nga 40 në 75%, pra më të lartë se të koronavirusit. Aktualisht, nuk ka një vaksinë apo trajtim të mirëfilltë për henipavirusin, por kërkohet terapi mbështetëse për të shmangur komplikacionet. Deri tani, nuk janë gjetur vatra domethënëse të Langya henipavirus, çka do të thotë se nuk ka dëshmi të transmetimit nga njeriu te njeriu. Por, raporte më të hershme sugjerojnë se mund të kalojë nga një person, te tjetri.

Në fakt, sipas studiuesve, duket se virusi nuk mund të kalojë lehtësisht nga njeriu te njeriu. Nuk ka pasur asnjë kontakt të ngushtë apo histori të përbashkët ekspozimi mes pacientëve, gjë që sugjeron se mes njerëzve, infeksioni mund të jetë sporadik.

Edhe gjurmimi i kontakteve të pacientëve, nuk dokumentoi ndonjë infektim. Sa i përket origjinës, hetimi i kafshëve që ranë në kontakt me pacientët, tregoi një prani të lartë të virusit te minjtë, që mund të jenë një rezervuar natyror i LayV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE