Një legjendë më pak, aktori Steve Martin paralajmëron tërheqjen nga aktrimi!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një legjendë më pak, aktori Steve Martin paralajmëron tërheqjen nga aktrimi!

Aktori legjendar Steve Martin ka shprehur së fundmi se mund të tërhiqet nga aktrimi pasi të përfundojnë xhirimet e “Only Murders in the Building”. Martin tha për ”Hollywood Reporter” se ai do të vazhdojë të aktrojë në këtë komedi së bashku me Selena Gomez dhe Martin Short, por nuk do të kërkojë role të tjera aktrimi pasi të përfundojë seriali. Aktori ka shprehur se:

Kur të përfundojë ky serial televiziv, nuk do të kërkoj të tjerë. Nuk do të kërkoj filma të tjerë. Unë nuk dua të vazhdoj më. Kaq!

Duke filluar karrierën e tij si shkrimtar komedish, Martin u shfaq në disa filma ikonikë si “Father of the Bride”, “Ceaper by the duzen”, “Aplanes, Trains and Automobiles” dhe shumë të tjerë. Martin është shfaqur gjithashtu në disa shfaqje televizive si “The Tonight Show”, “The Smothers Brothers Comedy Hour” dhe “Saturday Night Live”, të cilat ai i ka drejtuar 15 herë.

Martin do të publikojë edhe librin e tij të 12-të, që është subjekt edhe i një dokumentari të ardhshëm për jetën e tij, nga fituesi i Oscar-it, Morgan Neville për Apple TV+. Martin thotë se:

Bashkëshortja vazhdon të më thotë se unë gjithmonë them se do të tërhiqem dhe pastaj gjithmonë mendon diçka tjetër. Unë me të vërtetë nuk jam i interesuar të dal në pension. Por do të punoja pak më pak. Ndoshta!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE