7 albume ikonike të muzikës rock dhe metal janë lançuar në një kohë rekord!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
7 albume ikonike të muzikës rock dhe metal janë lançuar në një kohë rekord!

Një fotografi interesante që qarkullon në internet këto ditë, tregon ndoshta më së miri se sa shumë ka ndryshuar skena muzikore në botë në 30 vitet e fundit. Fotografia tregon 7 albume ikonike të muzikës rock dhe metal, të cilët u publikuan në vitin 1991, madje 5 prej tyre u prezantuan para publikut brenda 44 ditësh. “The Black Album” është albumi i pestë i grupit amerikan “Metallica” dhe është një nga albumet më të shitur të grupit legjendar.

Albumi u publikua më 12 gusht 1991 përmes kompanisë diskografike ‘Elektra Records’ dhe regjistroi shitjet më të mira në atë kohë. Vetëm 15 ditë më vonë doli në treg “Ten”, albumi debutues i grupit rok amerikan, “Pearl Jam”. Albumi u publikua më 27 gusht 1991 nga ‘Epic Records’. “Ten” nuk ishte një sukses i menjëhershëm, por në fund të vitit 1992 arriti në vendin e dytë në listat e ‘Billboard’.

Albumi prodhoi tre këngë hit: “Alive”, “Even Flow” dhe “Jeremy”. Kjo e fundit u bë një nga këngët më të famshme të grupit dhe mori nominime për këngën më të mirë Rock dhe Performancën më të mirë ‘hard rock’ në edicionin 35-të të ‘Grammy Awards’. “Guns N’ Roses” prezantoi albumin e tretë, “Use Your Illusion I” më 17 shtator 1991.

Është i pari nga dy albumet e lançuar si pjesë e turneut “Use Your Illusion”, i dyti quhet “Use Your Illusion II”. Këto albume përfaqësojnë një pikë kthese. Edhe pse ata nuk e braktisën tingullin e tyre të njohur ‘hard rock’ që nga albumi i tyre i parë, “Appetite for Destruction”, në “Use Your Illusion I” demonstruan për herë të parë pak a shumë elemente të muzikës blues, klasike dhe ‘country’.

Këngët si “November Rain” i sollën grupit popullaritet në mesin e audiencës që normalisht nuk dëgjonin ‘hard rock’ ose ‘heavy metal’. “Blood Sugar Sex Magik” është albumi i pestë i grupit rok amerikan, “Red Hot Chili Peppers”, i publikuar më 24 shtator 1991. Ata arritën në vendin e tretë në listën Billboard 200, albumi shiti 15 milionë kopje në mbarë botën dhe përfaqëson hyrjen në popullaritetin global të grupit dhe pranimin e tyre nga kritikët.

Në të njëjtën ditë doli në treg “Nevermind”, albumi i dytë grupit rock amerikan “Nirvana“. Kopertina, e cila përshkruan një foshnjë të zhveshur duke notuar konsiderohet si një nga kopertinat më të famshme të albumeve ndonjëherë. “Nevermind” ka shitur më shumë se 30 milionë kopje në mbarë botën, duke e bërë atë një nga veprat muzikore më të shitura të të gjitha kohërave.

Dhe kështu, në vetëm pak javë, pesë grupe legjendare prezantuan albume dhe hite që zgjasin dhe dëgjohen për më shumë se 30 vjet. Pjesë e fotografisë është edhe albumi “Badmotorfinger” i grupit “Soundgarden” që u lançua po në vitin 1991. Në fillim të tetorit, më 8 tetor 1991, u publikua albumi i tretë i grupit tjetër amerikan, i cili është albumi më i renditur i këtij grupi në top-listën Billboard 200, ku arriti në vendi i 39-të. Grupi prezantoi albumin në turneun në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE