Ish-ylli i ‘Westlife’ pëson reaksion alergjik, fytyra e tij ‘e re’ trondit fansat!
Këngëtari i njohur irlandez, Brian McFadden tronditi fansat së fundmi teksa zbuloi një reaksion të rëndë alergjik që pësoi pas një pickimi të bletës. Ish-ylli i “Westlife” zbuloi reaksionin alergjik, i cili rezultoi në ënjtje në fytyrën e tij. Ai ndau me fansat në Instagram një video, teksa përkrah saj shkroi:
U pickova nga një bletë dhe pata një reaksion alergjik! Botox dhe mbushës falas!
Këngëtari postoi videon nga shtrati i spitalit ndërsa bëri shaka me këngën e famshme: “Jam seksi dhe e di këtë gjë”, ka thënë ai më tej në një video ku shihej në shtratin e spitalit.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se më shumë se 50 loje ilaçesh mund të shkaktojnë reaksion në diell. Personat të cilët janë në terapi me antibiotikë do të duhej të shmangnin tërësisht rrezatimin e diellit. Dihet që statusi hormonal ndikon në pigmentimin e lëkurës, prandaj gratë të cilat marrin kontracepsione hormonale duhet të ruhen posaçërisht nga dielli.
Terapia e tillë, si edhe disa ilaçe të cilat merren, si përshembull për shkak të diabetit, e bëjnë shumë të ndjeshme lëkurën nën rrezatimet ultraviolet, prandaj mund të ndodhin shfaqje të kruajtjes, njolla ngjyrë kafe, kurse lëkura në disa vende madje mund edhe të zbardhet, domethënë të humbë tërësisht pigmentin. Para se të ekspozoheni në diell, nuk këshillohet të përdorni produkte kozmetike siç janë dezodorantët, parfumet dhe grimi.