Nuk pritet të mbijetojë, familja e Anne Heche duhet të marrë vendimin e vështirë!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk pritet të mbijetojë, familja e Anne Heche duhet të marrë vendimin e vështirë!

Familja dhe miqtë e Anne Heche kishin shpresuar për një mrekulli pas aksidentit të tmerrshëm me makinë të aktores fituese të çmimit Emmy të premten e kaluar. Por kjo gjë fatkeqësisht nuk ndodhi dhe të afërmit e saj po marrin vendimin e vështirë për t’i hequr asaj aparturat që po e mbajnë në jetë pasi truri i saj ndaloi së funksionuari. Ajo po mbahet lidhur me aparaturat derisa të përcaktohet nëse mund të dhurohet ndonjë organ që nuk është dëmtuar nga përplasja dhe zjarri. Një përfaqësuese e familjes së saj është shprehur për mediat se:

Duam të falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për të në Qendrën e Djegieve Grossman në spitalin West Hills. Fatkeqësisht, për shkak të aksidentit të saj, Anne Heche pësoi një dëmtim të rëndë anoksik në tru dhe mbetet në koma, në gjendje kritike. Ajo nuk pritet të mbijetojë. Ka qenë prej kohësh zgjedhja e saj për të dhuruar organet e saj dhe ajo po mbahet në jetë nëpërmjet aparaturave për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre është i përshtatshëm. Anne kishte një zemër të madhe dhe i preku të gjithë ata që takonte me shpirtin e saj bujar. Më shumë sesa talenti i saj i jashtëzakonshëm, ajo e shihte përhapjen e mirësisë dhe gëzimit si punën e jetës së saj. Ajo do të mbahet mend për ndershmërinë e saj të guximshme dhe do të mungojë shumë për dritën e saj.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles ka njoftuar në një deklaratë se u deshën 59 zjarrfikës për të shuar zjarrin për më shumë se një orë. Automjeti i saj po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur doli nga rruga dhe u përplas me një banesë, ka thënë për “CNN”, Jeff Lee, Zyrtari i Informacionit Publik të Policisë së Los Angeles.

Heche, së fundmi luajti në filmin aksion “13 Minutes”, në të cilin ajo luajti së bashku me Thora Birch, Amy Smart dhe Will Peltz. Ajo kaloi një divorc publik në janar 2018 nga ish-bashkëshorti i saj, James Tupper. Çifti ishte së bashku për 10 vjet dhe kanë një djalë, Atlas. Ajo ishte e njohur edhe për romancën e saj me Ellen DeGeneres në vitet 1990.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE