Pfizer dhe Moderna sjellin vaksina të përmirësuara anti-COVID, pritet miratimi nga EMA!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pfizer dhe Moderna sjellin vaksina të përmirësuara anti-COVID, pritet miratimi nga EMA!

Pfizer dhe Moderna kanë zhvilluar tashmë një vaksinë të modifikuar kundër COVID-19 që përmban një lloj mikron të virusit.

Procedura e miratimit është në pritje dhe në vjeshtë supozohet të jenë në dispozicion të qytetarëve në mbarë botën.

Vaksinat që janë në dispozicion tani janë bërë nga lloji origjinal, i Wuhan-it, dhe duke qenë se virusi ka mutuar disa herë efektiviteti i tyre zvogëlohet, pavarësisht se ato gjithsesi mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes.

Prandaj mjekët rekomandojnë që të moshuarit dhe pacientët me sëmundje të rënda kronike, të marrin dozën e katërt në këtë valë vere. Për pjesën tjetër, rekomandohet të presin vaksinat e reja që do të dalin rreth sezonit të vjeshtës.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi më 9 gusht se ka filluar testimin e vaksinës Pfizer/Bayontec, e cila është përshtatur kundër shtameve të reja të COVID-19.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64406 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE