E quajtën “Putini i vogël”, përgjigjet Vuçiç: Unë jam 2 metra i gjatë, Putini është më i shkurtër!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
E quajtën “Putini i vogël”, përgjigjet Vuçiç: Unë jam 2 metra i gjatë, Putini është më i shkurtër!

Gazeta amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiç pas tensioneve të 31 korrikut në veri të Kosovës. NYT bisedoi edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili rrefeu se çfarë i ka thënë presidentit serb ditën e tensioneve për targat.

Vetë Hill thotë se nuk e konsideron të mundur nisjen e një lufte, mirëpo Vuçiç i kishte thënë se “kjo do të ishte hera e parë që një luftë do të merrte shkas nga targat”.

“Luftërat kanë filluar për territor, para, madje edhe për një grua të bukur. Por kjo do të ishte hera e parë ndonjëherë që një luftë të fillojë për targat”, thuhet në raportimin e New York Times.

New York Times e pyeti Vuçiçin për nofkën që i ka vënë në prill kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke e quajtur “Putini i vogël”.

“Unë jam 2 metra i gjatë, Putini është më i shkurtër, edhe pse gjatësia reale e Putinit është njjë temë e ndjeshme për Kremlinin”, u përgjigj Vuçiç.

“Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’që lufton ‘Putinin e vogël’”, shtoi Vuçiç, thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Vuçiçin të duke si “një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”.

Vuçiç përsëriti edhe një herë se nuk do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse, të paktën jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.

Javën e kaluar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shkroi në Twitter se kishte folur me zotin Vuçiç për tensionet në Kosovë, duke deklaruar se aleanca “është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.”

Albin Kurti, nga ana tjetër, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi nga Serbia ndërsa thotë se Kosova është gati çdo përballje, pa frikë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rindezën pas ngjarjeve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht.

Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Takimi i radhës do të bëhet më 18 gusht në Bruksel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE