Kanye as që e paska në plan të kthehet me Kim, por kush është vajza misterioze që e shoqëron kudo artistin?!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanye as që e paska në plan të kthehet me Kim, por kush është vajza misterioze që e shoqëron kudo artistin?!

Duhet të jetë edhe vetë i zoti i shtëpisë kur bëhen punime në shtëpi apo jo? Kështu ka vepruar edhe Kanye West, i cili së fundmi ka vizituar shtëpinë e tij që po ndërtohet dhe ka një vlerë prej  57 milionë dollarësh në Malibu. Reperi 45-vjeçar kishte me vete një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan, e cila ishte e pamundur të mos njihej nga paparacët. Fokusi i Kanye në shtëpinë e tij të shkatërruar, të cilën ai e bleu vitin e kaluar për një shumë marramendëse, vjen pasi ai u kthye sërish në rrjetin social Instagram, edhe pse këtë herë për një postim që tallte ish-gruan e tij Kim Kardashian ose ish-in e saj, Pete Davidson.

Ai u mundua që të fshihej nga paparacët në një lloj forme por nuk ia doli dot. Në krah të artistit po ecte Corgan, e cila kishte flokë të lidhura në topuz dhe një palë syze dielli të zeza që i mbulonin fytyrën. Corgan, e cila më parë ishte parë në shfaqjen e “Top Gun: Maverick” me West u pa duke qëndruar në një ballkon dhe duke shijuar diellin.

Shtëpia, e cila fillimisht u hodh në treg për 75 milionë dollarë (73 milionë euro), u projektua nga arkitekti i njohur japonez Tadao Ando. Kanye ka qenë i magjepsur nga puna e Andos që kur vëzhgoi disa nga arkitekturat e tij të mrekullueshme gjatë një vizite në ‘ishullin e artit’ të Japonisë, Naoshima. Shtëpia në Malibu, e cila është një nga strukturat e pakta të Andosit në ShBA, është shkatërruar plotësisht nga Kanye. Deri më tani, Kanye nuk ka zbuluar pothuajse asgjë për lidhjen e tij me Corgan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE