Bëhuni gati vajza sepse nëse ai është duke dhënë këto shenja ju pret një propozim për martesë!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëhuni gati vajza sepse nëse ai është duke dhënë këto shenja ju pret një propozim për martesë!

Shumë vajza ëndërrojnë ditën kur partneri i tyre do t’i propozojë për martesë dhe e imagjinojnë atë moment si ngjarjen më magjike në jetën e tyre. Zakonisht propozimi i shumëpritur vjen në momentin kur më së paku pritet dhe kur as që mendohet. Nëse s’keni durim të prisni, ne do t’ju tregojmë disa shenja që vërtetojnë se ai ka në plan të propozojë së shpejti.

1. Ai fillon të flasë për të ardhmen tuaj së bashku

Nga pyetjet që ju bën, kuptoni lehtësisht se ai ka në plan t’ju propozojë së shpejti. Nëse ai ju pyet se ku e shihni veten pas 5 vitesh, a ju pëlqeu dasma në të cilën keni marrë pjesë së fundmi, ose fillon të përmend fëmijët, me shumë mundësi ai po përgatitet të nxjerrë një unazë para jush së shpejti.

2. Ai është nervoz kohët e fundit

Nëse ai sillet nervoz para jush, ai mund të planifikojë të të propozojë, në ditët në vijim. Është e mundur që unaza të jetë në xhepin e tij gjatë gjithë kohës dhe ai thjesht po pret një mundësi të mirë, romantike për të bërë pyetjen e famshme.

3. Ai fsheh celularin

Ju mund ta interpretoni këtë si një shenjë të keqe, veçanërisht nëse ai nuk e ka bërë kurrë më parë, por nëse jeni duke u frekuentuar me njëri-tjetrin dhe ai nuk po kthehet vonë në shtëpi nga puna, etj, ka më shumë gjasa qe ai të jetë duke fshehur unazën dhe jo një vajzë tjetër.

4. Ai flet shpesh me mamin, shoqen, motrën tuaj

Nëse keni vënë re se shpesh partneri kohët e fundit flet me ndonjë shoqen tuaj apo edhe me nënën tuaj, ka mundësi që zgjedhja e një unaze të ketë nisur mirë. Ai, sigurisht, dëshiron që ju ta pëlqeni atë unazë dhe ta mbani atë për pjesën tjetër të jetës suaj, kështu që ai ndoshta po teston shijen tuaj ose dëshiron të dijë nëse keni pasur ndonjë ëndërr se kur dhe ku do të dëshironit që ai të të propozojë.

5. Ai planifikon një udhëtim

Nëse është një udhëtim romantik në natyrë, një udhëtim në një kryeqytet evropian apo një destinacion ekzotik dhe nuk e keni diskutuar ende, ka mundësi që ai të planifikojë t’ju propozojë ne një udhëtim romantik së bashku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE