Moti i keq, ARRSH: Qarkullim normal në të gjitha akset!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, ARRSH: Qarkullim normal në të gjitha akset!

Moti me vranësira e reshje shiu që përfshiu vendin e që kulmuan dje me stuhi, nuk solli ndërprerje në qarkullimin e akseve kombëtare. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vazhdon punën në terren për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve, e materialeve/inerteve apo pemëve.

Në një postim në faqen zyrtare, ARRSH informon se ato u konstatuan në Elbasan-Rogozhinë-Peqin, si dhe në segmentet Berat-Çorovodë, Skurraj-Peshkopi, Vau i Dejës-Kukës e në Vermosh, ku shirat ishin më intensivë.

Edhe sot, vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike, si dje. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Përgjatë Ultësirës Perëndimore, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore, shirat do të jenë me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike. Temperaturat variojnë nga 9-33 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE