Pas racizmit në Greqi, flet modelja shqiptare: “Në Angli nuk na shikonin si banditë…”!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas racizmit në Greqi, flet modelja shqiptare: “Në Angli nuk na shikonin si banditë…”!

Modelja e njohur shqiptare Megi Drio e cila prej vitesh jeton në Greqi, gjithmonë ka qenë e hapur për racizmin e përjetuar në vendin fqinj dhe për këtë ka folur dhe në intervistën e saj të fundit. Në një intervistë për revistën “Secret” ka thënë se kur ka dalë nga reality show “Grek Next Top Model” (GNTM) mori shumë reagime negative. Ndërkaq, bukuroshja u shpreh se:

Kam marrë shumë reagime negative kur dola nga GNTM. Fillova të kisha edhe fobi, kisha frikë të dilja me makinë në rrugë. Edhe tani ngacmimet vazhdojnë në rrjetet sociale. Në Greqi kam përjetuar qëndrime raciste. Në Angli kur shkova për të studiuar gjithçka ishte më e ftohtë. Aty më trajtuan normalisht, pa i parë shqiptarët si banditë. Kemi kaluar një kohë shumë të vështirë. Edhe personat e njohur vështirë se thonë origjinën e tyre dhe kjo për shkak të Greqisë dhe mënyrës se si trajtohen. Gjithçka është shumë e trishtueshme.

Rikujtojmë se Harnaaz Sandhu, e cila u kurorëzua Miss Universe 2021, zbuloi se njerëzit e kanë bullizuar në internet për shkak se ka shtuar peshë. Modelja 22-vjeçarja nga India tha për “People” së fundmi se:

Fizikisht jam rritur disi, kam marrë më shumë kilogramë dhe kam shtuar peshën time, gjë për të cilën jam plotësisht rehat tani. Por unë u bullizova për shtimin në peshë.

Ish Miss Anglia, Natasha Hemmings gjithashtu ka treguar se ishte në shënjestër të studentëve xhelozë gjatë kohës që ishte në universitet. Ajo pretendon se është kapur çdo ditë nga dhunuesit mizorë dhe e kanë detyruar të mbyllet brenda dhomës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE