Artistët ‘Alpha‘ në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio!

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artistët ‘Alpha‘ në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio!

Në këto momente, tek sheshi “Nënë Tereza” po organizohet koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës do të bëhen bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
“Alpha Show” është eksperienca e kësaj vere që sapo ka nisur, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert po përcjell LIVE, nga skena që ka mbledhur ansamblin më të madh të artistëve On Top.

Sigurisht që Top Albania Radio do të mundësojë për ju intervista ekskluzive nga Top Albania Radio me artistët ‘Alpha’ të këtij koncerti magjik. Disa nga këta artistë ishin pikërisht Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda dhe Stresi.

 

Ndërkohë, jo vetëm intervista ekskluzive por TAR do të përcjellë për ju të gjithë atmosferën festive, performancat live, muzikën më të mirë nga artistët më në zë të momentin si dhe pamje live nga Alpha Show.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE