Presidenti Begaj zgjedh Kosovën për vizitën e tij të parë zyrtare, publikohet agjenda

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj zgjedh Kosovën për vizitën e tij të parë zyrtare, publikohet agjenda

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e hënë vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Shqipërisë, në detyrën e kreut të shtetit. Ashtu si paraardhësi i tij, edhe Bajram Begaj ka zgjedhur Kosovën si vendin e parë që do të vizitojë në detyrën e re. Gjithashtu, Presidenca ka bërë publike dhe axhendën e vizitës së Begaj në Kosovë. Presidenti do të takohet në orën 10:00 të së hënës me homologen Vjosa Osmani, e cila starton dhe vizitën.

Ai gjithashtu do të takojë kryeministrin Kurti, liderët politikë, drejtuesit e KFOR, trupat shqiptare si dhe do të vizitojë dhe disa nga memorialet kryesore të luftës së Kosovës.

Agjenda e plotë e vizitës së Begaj në Kosovë!

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,

Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve

(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së

Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:

Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Sh. T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,

Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE