Vetëm se nuk ndihej rehat, atletja më tërheqëse në botë refuzon ofertën gjashtë-shifrore nga një markë e modës!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëm se nuk ndihej rejat, atletja më tërheqëse në botë refuzon ofertën gjashtë-shifrore nga një markë e modës!

Atletja e famshme gjermane, Alica Schmidt shpesh ankohej për të ardhurat e ulëta në botën e sportit, ndërsa tani ajo ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë gjashtë-shifrore nga një markë e modës, sepse nuk ndihej rehat. Aktualisht 25-vjeçarja është një yll i vërtetë i sportit gjerman. Ajo prej kohësh është cilësuar nga mediat si “atletja më tërheqëse në botë”.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Alicia Schmidt u ankua për të ardhurat e ulëta në botën e sportit. Vitin e kaluar ajo pretendoi se rroga e saj kryesore vinte nga fondacioni gjerman sportiv Sporthilfe, i cili e paguan 700 euro në muaj vetëm se është pjesë e kombëtares së këtij vendi.

Por, pavarësisht asaj rroge bazë modeste, Schmidt zbuloi për Bild se ajo refuzoi një kontratë gjashtë-shifrore nga një markë mode, emrin e së cilës nuk donte ta zbulonte.

Para dy muajsh mora një ofertë nga një markë me famë botërore. Nuk u ndjeva rehat edhe pse ishte një ofertë gjashtëshifrore për vetëm një fushatë.

Gjatë gjithë karrierës së saj, sportistja foli për problemet e sportistëve për të gjeneruar të ardhura të rregullta, duke thënë se paratë që fiton në terrenet sportive nuk mjaftojnë për të jetuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49001 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE