Vakancat në Kushtetuese, KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet vetëm një

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vakancat në Kushtetuese, KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet vetëm një

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë është renditur i pari gjyqtari i apelit Ilir Toska, aktualisht anëtar i Këshillit të lartë Gjyqësor.

Toska është vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut.

Në listën e KED është renditur e dyta gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë.

Lista e renditjes nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i është drejtuar Gjykatës së Lartë e cila do të përzgjedh një nga tre kandidatët, Ilir Toska, Manjola Xhaxho apo Holta Zaçaj.

Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejte emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

lajm në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE