Dua Lipa refuzon propozimin për martesë të fansit në mënyrën më të ëmbël të mundshme!
Ajo është e njohur për praninë e jashtëzakonshme në skenë dhe ndërveprimin që ka me publikun. Dhe Dua Lipa shkoi një hap më tej në një nga koncertet e saj së fundmi ku një nga këngët e saj ia kushtoi një fansi pasi ai i kërkoi të martohej me të. Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit në TikTok, këngëtarja mund të shihet teksa ecën në skenë dhe vëren një nga fansat e saj në publik dhe thotë:
Po përpiqem të lexoj se çfarë shkruan në bluzën tënde? Thuhet ‘Martohu me mua’. Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron!
Së fundmi, Facebook i ka dhënë notën 10-të këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Bukuroshja i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku edhe ka interpretuar në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë. Së fundmi artistja ka ndarë disa foto në “Facebook” ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”. Por ai që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë “Facebook” i cili e ka vlerësuar maksimalisht dukjen e Dua-s me notën 10.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Facebook disa foto nga momenti i rëndësishëm. Rikujtojmë, se së fundmi Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, ka qenë i ftuar në këtë festival dhe ka ndarë disa nga prapskenat e festivalit, ku shfaqet me Dua Lipa-n.