Grabitet banesa miliona dollarëshe e këngëtares së njohur Mariah Carey!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabitet banesa miliona dollarëshe e këngëtares së njohur Mariah Carey!

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka rënë pre e një grabitjeje teksa ndodhej me pushime. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në muajin Korrik, kur këngëtarja ishte me pushime në Capri, Itali. Sipas mediave të huaja, disa persona kanë grabitur shtëpinë e saj në Atlanta që vlen 5.6 milionë dollarë. Mediat e huaja raportojnë se policia ka konfirmuar vjedhjen por nuk ka ndarë informacione për shkak se hetimi vijon ende.

Ende nuk dihet se çfarë është vjedhur nga shtëpia e këngëtares prej 5.6 milionë dollarësh, por policia deklaroi se ‘ky është ende një hetim i hapur’ dhe ‘informacioni mund të jetë i kufizuar’. Carey bleu shtëpinë me nëntë dhoma gjumi dhe 13 banjo në nëntor të vitit 2021. Shtëpia përmban gjithashtu një pishinë, fushë tenisi dhe një shesh për lojëra.

Rikujtojmë se së fundmi Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”. Kantautori Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin emër pesë vjet para se Carey të publikonte hitin e saj, duke argumentuar se Carey shfrytëzoi popullaritetin dhe stilin e tij. Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme, por Stone pretendon se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje. Mariah Carey nuk është përgjigjur ende ndaj akuzave.

Ndërkaq, vitin e kaluar vëllai i këngëtares së njohur Mariah Carey, Morgan e paditi atë pasi sipas tij ajo e kishte portretizuar në “The Meaning of Mariah Carey” si një njeri të dhunshëm. Por, mesa duket Mariah nuk e ka lënë me kaq këtë histori dhe së fundmi ka kërkuar që vëllai i saj të paguajë kostot e saj ligjore pas padisë për shpifje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE