Epo nuk ka asgjë “qyl” në këtë jetë, nëse doni foto me aktoren Emilia Clarke duhet të paguani!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Epo nuk ka asgjë “qyl” në këtë jetë, nëse doni foto me aktoren Emilia Clarke duhet të paguani!

Aktorja e njohur Emilia Clarke nga sot e tutje nuk do të realizojë më asnjë selfie me fansat e saj në rrugë. Fansat që duan një takim dhe përshëndetje nga afër me aktoren duhet të paguajnë 400 paund. Ndërsa ata që duan thjesht t’i afrohen, do të paguajnë 150 paund. Emilia është e fundit që i ka bërë takimet me pagesë. Suranne Jones dhe Sophie Rundle paguhen 90 paund për një selfie. Ylli i Sherlock, Benedict Cumberbatch raportoi se kishte fituar 240 mijë paund duke pozuar për 3,000 foto me fansat në një kongres të 2017-ës.

Ndërkaq, Emilia Clarke, e cila portretizoi rolin e Daenerys Targaryen në serialin e njohur të HBO-së “Game of Thrones”, së fundmi foli për dy aneurizmat e trurit që pësoi gjatë xhirimeve të shfaqjes. Një aneurizëm i trurit është një fryrje ose tullumbace në një enë gjaku të shkaktuar nga një dobësi në murin e enëve të gjakut, zakonisht aty ku degëzohet. Në bisedë me BBC One’s Sunday Morning, aktorja Clarke zbuloi se ajo i kishte mbijetuar dy aneurizmave të trurit në vitin 2011 dhe 2013.

Risjellim në vëmendje se rreth një vit më parë aktori i njohur Jason Momoa reagoi ndaj një fotografie që u bë virale ku ishte së bashku me yllin ‘Game Of Thrones’ Emilia ndërkohë që promovonin sezonin e dytë të ‘See’ me aktorin Dave Bautista. Në foton e bërë virale, Jason mbante veshur një kapelë kapiteni dhe jelek të bardhë ndërsa Emily ishte ulur në prehrin e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE