Jennifer Lopez një mbështetje për Britney Spears në këtë periudhë të vështirë!
Jennifer Lopez i ka thënë Britney Spears të “qëndrojë e fortë” mes ‘luftës’ së saj të vazhdueshme me Kevin Federline. 40-vjeçarja është përfshirë në një grindje të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka dy fëmijë, pasi ai pretendoi në media se djemtë e saj kishin zgjedhur të mos e takojnë këngëtaren.
Këngëtarja e muzikës pop ka bërë një postim duke u tregua fansave të saj për këshillat që J.Lo u dha fansave përpara performancës në Super Bowl në vitin 2020. Krahas një imazhi të përbashkët me 53-vjeçaren nga MTV Video Music Awards 2001, Britney shkroi në postimin e saj në Instagram:
Në një botë ku ke të drejtë të përdorësh këmbët… zemrën… gojën… sytë…dhe trupin…të shprehesh sado të mundesh! Deklarata e PAVARËSISË…për barazi dhe për të qenë të barabartë! Siç tha një herë Jennifer Lopez: “Shiko tek ajo kamera dhe thuaji çdo vajze të vogël në botë të ngrejë zërin dhe të mos tërhiqet kurrë për t’i dhënë dritë padrejtësisë”. Unë jam këtu për të ndarë me ju mesazhin se liria është një gjendje shpirtërore! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Autorja e hitit “Jenny From the Block” ka reaguar për të ofruar mbështetjen e saj për Spears, e cila në nëntor 2021 rifitoi kontrollin e pasurisë së saj shumëmilionëshe dhe aspektet e ndryshme të jetës, pas përfundimit të kujdestarisë 13-vjeçare nga babai i saj. Në postimin origjinal, Jennifer shkroi:
Qëndro e fortë.