Pas ndarjes nga Kim Kardashian Pete Davidson “hidhet në krahët” e 81-vjeçares Martha Stewart?!
Së fundmi në rrjet po ‘vlojnë’ thashethemet se sipërmarrësja e njohur Martha Stewart ka nisur një romancë me komedianin e njohur, Pete Davidson. Por, Martha i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke pohuar se ajo nuk është aspak në një romancë me Davidson. 81-vjeçarja ka shprehur për “Daily Mail” se:
Pete Davidson është si djali që nuk e kam pasur kurrë. Ai është një djalë simpatik që po gjen rrugën e tij. E kam ftuar të vijë në podkactin tim dhe mezi pres të dëgjoj se çfarë ka për të thënë.
Thashethemet nisën pas një fotoje ku shihej Martha duke mbajtur dorën e Pete-s teksa pozonin bashkë me yllin televiziv, Kim Kardashian.
Siç e dini, Kim Kardashian dhe Pete Davidson ishin një çift që arriti të komentohej por edhe të pëlqehej shumë gjatë gjithë kohës. Lidhja e tyre filloi që pasi Kim drejtoi “Saturday Night Live” dhe kur po luanin rolet e tyre në një skeç me temë “Aladdin” ata shkëmbyen një puthje që askush nuk e priste.
Epo, pas shumë ngritjeve dhe pas shumë debatesh online me Kanye West mesa duket Kim dhe Pete kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre. Këtë e kanë konfirmuar burime nga “E!News” dhe “People”. Së fundmi gjithashtu është zbuluar edhe arsyeja e ndarjes së çiftit. Një burim i brendshëm është shprehur për Page Six se:
Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 plus ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment. Por, Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet tek fëmijët e saj.