Kujdes me konsumimin e ujit të ftohtë gjatë kësaj vape sepse mund të përfundoni si i riu nga SHBA-ja!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kujdes me konsumimin e ujit të ftohtë gjatë kësaj vape sepse mund të përfundoni si i riu nga SHBA-ja!

Një i ri në SHBA për pak sa nuk humbi jetën, pasi piu ujë të ftohtë për t’u freskuar nga vapa. Adam Schaub ishte duke punuar në 37 gradë Celsius kur vendosi të bënte një pushim, ndërsa paralajmëron që të tjerët të mos e bëjnë gabimin e tij. Ai piu dy shishe me ujë të ftohtë dhe më pas u ul në një kabinë kamioni me ajër të kondicionuar, por sapo hyri në makinë, Adami papritmas filloi të ndihej çuditshëm dhe të shihte njolla. I riu nga Teksasi tha se:

Po më përzihej barku dhe duart dhe këmbët e mia filluan të kishin ndjesi shpimi gjilpërash.

Ai tentoi të hapte derën, por para se ta kuptonte ishte me fytyrë përtokë. Sipas mjekëve, kjo ndodh nëse pini diçka shumë të ftohtë, pasi uji ose pija përplaset në qiellzë dhe më pas stimulon nervat përreth. Si rrjedhojë truri i ndërpret mesazhet nga këto nerva sikur vijnë nga balli, sepse i njëjti nerv furnizon edhe atë. Gjëja më e mirë që mund të bëhet në rast se keni etje, është të pini ujin ngadalë, ose më e mira, të pini ujë në temperatrurë ambienti.

Pirja e ujit është tejet thelbësore për shëndetin tonë, pasi përfitimet prej tij janë të shumta. Uji është shumë i rëndësishëm, pasi ruan jo vetëm ekuilibrat e lëngjeve në trup, por ndihmon edhe veshkat dhe ruajtjen e funksionit normal të zorrëve. Edhe pse këshillohet që një njeri të konsumojë nga 2 deri në 3 litra në ditë, ka disa momente kur nuk duhet të pini ujë.

Fillimisht, kini parasysh se nëse keni ngrënë shumë, mos pini menjëherë ujë, pasi do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë. Prisni pak dhe pastaj mund të pini ujë. Ndërkohë, një numër i madh njerëzish kanë zakon të pinë ujë në mëngjes, menjëherë pasi zgjohen. Ndoshta prindërit ju kanë thënë se është shumë e shëndetshme. Nëse e keni këtë zakon të çuditshëm, me siguri keni vënë re se uji ka shije të çuditshme. Ushqimi përmban sheqerna dhe proteina të cilat mund të preken lehtësisht nga mikrobet dhe të ndoten.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE