Të gjithë janë kuriozë të zbulojnë shoferin e Ferrarit të “Formula 1” që dhuron spektakël rrugëve, madje edhe vetë policia!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë janë kuriozë të zbulojnë shoferin e Ferrarit të “Formula 1” që dhuron spektakël rrugëve, madje edhe vetë policia!

Të shohësh makina në ditët e sotme është mëse e natyrshme por kur sheh një makinë të Formula 1 nuk është. Kjo pamje e pazakontë ka ndodhur në një autostradë që përshkon Republikën Çeke, në të cilën një shofer, i cili po udhëtonte në njërën prej këtyre rrugëve u ndesh, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, se sa me një Ferrari klasik të Formula 1.

Shoferi i makinës që filmoi pamjet iu përkushtua ndjekjes së këtij mjeti të veçantë për kilometra të tëra. Pavarësisht se video qarkullon në rrjetet sociale, policia çeke nuk ka mundur të identifikojë shoferin e këtij Ferrari. Mendohet se i njëjti pilot, i cili së fundmi ka drejtuar këtë makinë të Formula 1 në rrugët e Republikës Çeke, e ka bërë këtë veprim edhe në një rast tjetër. Kjo ka ndodhur në vitin 2019 dhe as atëherë shoferi nuk është mund të identifikohej nga policia.

Un colgado ha metido un GP2 en una autopista de la República Checa. La policía no ha podido identificar al conductor y lo están buscando pic.twitter.com/gn4yWbV1rb

— uVe (@MigueluVe) August 14, 2022

Së fundmi, Ferrari është detyruar të tërheqë 23,555 makina për shkak të një problemi të mundshëm që mund të shkaktojë që frenat të humbasin funksionin dhe të rezultojnë në një aksident. Kompania nga Maranello gjithashtu tërhoqi pothuajse 10 mijë makina për shkak të të njëjtit problem në tetor të vitit të kaluar dhe tani ky numër është më shumë se dyfishi.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Policia çeke vendosi që një makinë Ferrari të konfiskuar ta përdorë si makinë patrulle. Bëhet fjalë për një supermakinë të vitit 2011, Ferrari 458, që kushton rreth 200 000 euro dhe që sot është një nga makinat e policisë më të shpejta në botë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE