Nis ceremonia zyrtare në Prishtinë, Vjosa Osmani pret presidentin Bajram Begaj!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis ceremonia zyrtare në Prishtinë, Vjosa Osmani pret presidentin Bajram Begaj!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon ditën e sotme vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Shqipërisë, në detyrën e kreut të shtetit. Ashtu si paraardhësi i tij, edhe Bajram Begaj ka zgjedhur Kosovën si vendin e parë që do të vizitojë në detyrën e re.

Ka nisur tani në Prishtinë, ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Kryetarja e shtetit Vjosa Osmani ka udhëhequr ceremoninë. Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë një takim me Presidentin Begaj dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Presidentja Osmani pret Presidentin Begaj

Pritja e Presidentit të Shqipërisë, z. Bajram Begaj, me nderimet më të larta shtetërore. 🇽🇰 🇦🇱

Posted by Vjosa Osmani on Monday, August 15, 2022

Ai gjithashtu do të takojë kryeministrin Kurti, liderët politikë, drejtuesit e KFOR, trupat shqiptare si dhe do të vizitojë dhe disa nga memorialet kryesore të luftës së Kosovës. Gjithashtu, Presidenca ka bërë publike dhe axhendën e vizitës së Begaj në Kosovë.

Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE