Upss!! Cristiano Ronaldo bën komentin tallës pasi Leo Messi fitoi ‘Topin e Artë’ për herë të tetë (Foto)

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss!! Cristiano Ronaldo bën komentin tallës pasi Leo Messi fitoi ‘Topin e Artë’ për herë të tetë (Foto)

Mbrëmjen e djeshme, futbollisti i Inter Miami, Lionel Messi u shpall për herë të tetë fitues i ‘Topit të Artë’.

Messi-t iu dha trofeu në eventin madhështor të mbajtur në Francë, Paris, nga ish-futbollisti David Beckham.

“Mirëmbrëma. Faleminderit shumë. Fillimisht dua të falënderoj njerëzit që votuan, që më përzgjodhën si fitues të këtij çmimi. Padyshim që e ndaj këtë me bashkëlojtarët e mi nga kombëtarja e Argjentinës – ne jemi këtu duke përfaqësuar gjithçka që është arritur falë tyre. Besoj se kjo është një dhuratë për të gjithë grupin, të gjithë stafin stërvitor dhe për të gjithë njerëzit e Argjentinës”, deklaroi Messi rëmbeu ‘Topin e Artë’.

Mirëpo sigurisht, ashtu si çdo herë tjetër, pati mjaft polemika për shpalljen e Messit fitues.

Mes tyre duket se ka qenë edhe “rivali” numër një i Messi-t, Cristiano Ronaldo.

Në një postim të bërë nga një llogari në Instagram, ku bëhej e ditur se argjentinasi është shpallur fitues sërish, Cristiano komentoi disa emoji të qeshurash, duke ironizuar kështu vendimin e marrë për t’iu dhënë atij “Topi i Artë”.

Ky koment u bë viral menjëherë në rrjet, dhe komentet nuk kanë munguar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE