Monika Lubonjës “nuk i del e keqja” me Ilir Shaqirin, por as ky i fundit nuk ia lë mangët!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Monika Lubonjës “nuk i del e keqja” me Ilir Shaqirin, por as ky i fundit nuk ia lë mangët!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//monika-lubonjes-nuk-i-del-e-keqja-me-ilir-shaqirin-por-as-ky-i-fundit-nuk-ia-le-manget.jpg)
Ata ishin padyshim dyshja më e komentuar e edicionit të parë të “BBV”. E kemi fjalën për aktoren e njohur Monika Lubonja dhe fituesin e këtij “reality show”, Ilir Shaqiri. Sherret mes tyre ishin padyshim ndër më të komentuarat e duket se gjakrat nuk janë ftohur edhe pas mbarimit të spektaklit. Së fundmi, Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Ilirin dhe Monika nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet duke ironizuar situatën.
Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme dhe me ironi ajo është përgjigjur: “Iliri”, me disa emoji duke qeshur. Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja u përgjigj: “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!” Ndërkohë Iliri është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krah së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, duke treguar qartë që i referohet Monikës pasi aktorja gjatë “BBV” tregoi se i pëlqen shumë bananet.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/monika-lubonjes-nuk-i-del-e-keqja-me-ilir-shaqirin-por-as-ky-i-fundit-nuk-ia-le-manget-62fb60335dc57.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/monika-lubonjes-nuk-i-del-e-keqja-me-ilir-shaqirin-por-as-ky-i-fundit-nuk-ia-le-manget-62fb6033a6931.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/monika-lubonjes-nuk-i-del-e-keqja-me-ilir-shaqirin-por-as-ky-i-fundit-nuk-ia-le-manget-62fb6033df723.jpg)