Armaldo acarohet gjatë provave të “DWTS”: Mos ma përmend më Luizin! Zbulon nëse flet me të

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armaldo acarohet gjatë provave të “DWTS”: Mos ma përmend më Luizin! Zbulon nëse flet me të

Duket se disa prej “dramave” të “BBVIP” në mënyrë të pashmangshme janë bartur edhe në këtë sezon të dytë të “DWTS”, duke qenë se disa prej ish-banorëve janë tashmë konkurrentë në programin e kërcimit, ndërsa së fundmi ka qenë Arlamdo Kllogjeri që duket se nuk i ka pritur mirë disa komente të bëra nga partnerja e tij në skenë.

Kështu, para pak ditësh, ishte balerina shoqëruese e “Maestros” që me batutë tha se ai “është i dashuruar me njeriun që e fitoi BBVIP, me Luizin”, me arsyetimin që vazhdon flet për të, gjë që artistit duket se nuk i ka pëlqyer aspak dhe ja ka bërë me dije, me tone të ashpra, gjatë provave të fundit.

Në një moment teksa kërcenin, Armaldo dëgjohet teksa i thotë partneres së tij se nuk do më t’ja përmend Luizin, pasi u bë e disa herë, duke qenë se me atë person nuk flet dhe nuk do ta diskutojë më. Po ashtu ai e kritikon për batutën që bëri, nisur nga komentet që ka marrë nga ndjekësit në rrjetet sociale, si pasojë e asaj batute, ndërsa thotë se ajo e ka ditur shumë mirë që nuk i kishin marrëdhëniet e mira dhe sërish ka vazhduar.

Për më tepër, ndiqni përmbledhjen ditore të provave dhe momentin kur Armaldo “shpërthen”:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE