Nëse doni të fitoni një debat, sekreti është tek duart tuaja!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse doni të fitoni një debat, sekreti është tek duart tuaja!

Kur flet me të tjerët, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme ti lëviz duart apo i përplas diku për të theksuar më mirë çfarë të intereson më shumë. Ndonëse mund të jetë veprim instiktiv, rezulton se qëndrimi në një mënyrë të caktuar i duarve bën një ndryshim të madh në përshtypjen që lini tek të tjerët, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie pune.

Ka një pozicion të caktuar të mbajtjes së duarve që ju ndihmon të fitoni një debat pasi gjestet e trupit, janë shumë më të fuqishme nga ç’mendoni ju. Për shembull, investitorët janë më të interesuar të shohin një video në të cilin sipërmarrësi po përdor gjestet e duarve për të përshkruar dhe ilustruar idetë e tij sesa kur i mban thjesht të kapura pas trupit të tij.

Kjo sepse gjestet, përgjithësisht duart kur flisni për çështje pune, i mëshojnë edhe më fjalëve që po përpiqeni të thoni. Si duhet t’i mbani nëse doni ta keni plotësisht të fituar argumentin tuaj?

1. Sigurohuni t’i poziciononi gishtat në mënyrë precize

Duke bërë këtë, ti i kërkon audiencës të të kushtojë vëmendje dhe i fokuson ata pikërisht tek ideja jote. Duke bashkuar dy gishtat e parë dhe duke krijuar “unazën” ti i thua publikut pa folur: “Këtu duhet ta fokusojmë gjithë vëmendjen”.

2. Ji koherent dhe shoqëro numrat që thua me fjalë dhe gishta

Kjo e forcon edhe më shumë mesazhin tënd dhe e bën të mbahet mend më lehtë prej të tjerëve. Ti thua tre dhe tregon tre gishta.

3. Mbajeni dorën pranë zemrës

Nëse do t’i bësh të tjerët të kuptojnë sesa e rëndësishme është biseda për ty, mbajeni dorën pranë zemrës. Duke e prekur herë pas here, ti lë të kuptosh sesa emocionale apo e ndjeshme është ajo çfarë po thua për ty.

4. Lëvizini të dyja duart si të ishin shkallë

Kjo i ndihmon të tjerët të kuptojnë rëndësinë e një vendimi. Kur për shembull jeni duke krahasuar dy vendime, peshojini përmes duarve që mesazhi të përcillet tamam dhe të kuptohet se cili vendim ja vlen të merret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE